Sot përurohet Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës
02 prill 2024
| 08:21
Sot në Spitalin Regjional të Mitrovicës do të përurohet Reparti i Pediatrisë.
Në përurim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Sot, 02 prill 2024, në ora 11:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Repartit Pediatrik në Spitalin Regjional të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.