Sot përurohet Xhamia e Namazgjasë, Erdogani pret shiritin

10 tetor 2024 | 08:34

I gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit është veshur me flamujt shqiptarë dhe turq në pritje të vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti i Turqisë në vizitën zyrtare do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ndërsa pasdite do ta përurojë xhaminë e Namazgjasë.

Sipas agjendës, presidenti turk do të pritet me ceremoni në presidencë në orën 11:40 – 12:40, më pas do të vijojë takimi me kreun e shtetit shqiptar.

Pas kësaj ai do të takohet me kryeministrin Rama dhe pas takimit është parashikuar për në orën 13:00 konferenca për shtyp mes dy liderëve.

Ndërsa në orën 16:30 – 17:30 do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Xhamisë e Namazgjasë.

Gjatë vizitës së liderit turk pritet të ketë bllokime të rrugëve kryesore.

Drejtuesit e automjeteve duhet ta shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00 deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Të tjera rrugë të bllokuara do të jenë edhe bulevardi Dëshmorët e Kombit, rruga Ismail Qemali, Papa Gjon Pali dhe Ibrahim Rugova. Të gjitha rrugët janë në qendër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rënd dyshohet të ketë ndodhur në autobusin…