Sot pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë
11 korrik 2023
| 08:01
Në ditën e dytë të këtij testi, 23 mijë e 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.
Në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.
Në mbajtjen e pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se testi mbahet në në 176 qendra të testimit.
Ajo ka thënë se pret respektim të rregullave në mënyrë që rezultatet të jenë reale./KP