“Sot po më duket krejt djemtë i kam gjallë” – Takimi emocionues i Nënë Zejnepes me Isak Nezirin (Video)

03 janar 2025 | 20:57

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka vizituar sot nënën Zejnepe Gashi në Sllovi të Lipjanit, e cila ka humbur pesë anëtarë të familjes gjatë luftës. Në një takim të mbushur me emocione, nënë Zejnepja shprehu mirënjohjen për vizitën dhe falënderoi Nezirin, duke thënë se: “Sot po më duket krejt djemtë i kam gjallë.” Ndërkaq, Neziri e falënderoi përzemërsisht dhe premtoi se do të angazhohet për rregullimin e kullës së familjes Gashi sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajmin e ka ndarë vetë Isak Neziri në platformat e tij në rrjetet sociale, duke theksuar se qëndrueshmëria e nënës Zejnepe përballë tragjedisë është një motiv i fortë për të vazhduar përpara dhe për të mbështetur projektin për rindërtimin e kullës në nder të bijve të saj martirë.

“Emocione të forta në takimin me nënë Zejnepen, e cila humbi familjarët më të afërt gjatë luftës. Qëndresa e saj përballë tragjedisë, është motivi ynë të ecim tutje. U zotova për ta mbështetur projektin e nisur të Kullës në kujtim të bijve të saj martirë”, ka shkruar Isak Neziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e…