Sot pranojnë detyrat zyrtare dy ministra të AAK-së
05 qershor 2020
| 08:44
Pas votimit të Qeverisë së re në Kuvend (03 qershor, 2020) me Avdullah Hotin kryeministër, ka filluar procesi i dorëzim-pranimit të detyrave nëpër dikastere qeveritare.
Sot dy ministra nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që zyrtarisht t’i pranojnë detyrat zyrtare.
Bëhet fjalë për Selim Selimin dhe Blerim Kuçin nga ky subjekt politik i cili është pjesë e koalicionit së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.
Në komunikatat zyrtare thuhet se Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të pranojë detyrën e re në ora 09:00, ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, do të pranojë në ora 13:00.