Sot prehet shiriti i ndërtimit të rezervuarit të ri të ujit në Vushtrri

29 janar 2025 | 08:43

Në Mihaliq të Vushtrrisë do të ndërtohet rezervuari i ujit me kapacitet 30 mijë metra kub ujë.

Në ceremoninë inauguruese do të marrë pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe kryeshefi i ndërmarrjes hidroekonomike “Iber-Lepenc”, Faruk Mujka.

Sipas njoftimit zyrtar, ky akumulacion i ujit do të shërbejë për furnizim me ujë për KRU “Prishtina” si dhe Kompaninë Energjetike të Kosovës – KEK.

“Kjo vepër është pjesë e projektit për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, konkretisht i rehabilitimit të Kanalit Kryesor të Iber Lepencit, që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së aseteve të ndërmarrjes” thuhet në njoftimin e “Iber-Lepenc”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Departamentit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore…