Sot prezantohet raporti i cilësisë së derivateve të naftës
12 nëntor 2019
| 08:05
Tryeza e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, për prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”, do të mbahet sot.
Në këtë tryezë janë të ftuar përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të Doganës së Kosovës, të shoqërisë civile, të mediave, të organizatave ndërkombëtare.
Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Debati do të jetë i hapur për pjesëmarrësit.