Sot pritet shkarkimi i ministrit të MPB-së dhe kryeshefit të AKI-së
30 mars 2018
| 07:27
Nga burime të sigurta brenda qeverisë, gazeta “Epoka e re” ka marrë vesh se kryministri Ramush Haradinaj sot do ta shkarkojë nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe kryeshefin i AKI-së, Driton Gashi.
Burimet tona thonë se për këtë të fundit është konsuluar edhe me presidentin Hashim Thaçi, pasi ky vendim i tij nuk mund të bëhet pa miratimin e presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Këto shkarkime do të ndodhin pas operacionit të djeshëm të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.