Sot pritet të dalë shtesa prej 100 eurosh për pensionistët
15 prill 2022
| 08:36
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë njoftuar të hënën për masat e reja të qeverisë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Ata bënë me dije se disa kategorive do t’u dalin në ndihmë me nga 100 euro shtesë në muajin prill.
Sot këto 100 euro shtesët pritet t’i marrin pensionistët.
Ai ka treguar se punëtorët e sektorit publik do t’i marrin shtesat në fund të muajit.
“Sektorit publik do t’i dalin në fund të muajit, pasi i kemi të dhënat”, shtoi ai. / Epoka e re/