Sot pritet të dalin në shitje biletat për miqësoren Kosova – Burkina Faso

22 mars 2022 | 09:14

Biletat për ndeshjen miqësore që Kosova do ta zhvillojë me Burkina Fason pritet që sot të dalin në shitje.

Shitja e tyre do të bëhet përmes platformës online dhe fillon nga ora 16:00.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Miqësorja Kosovë – Burkina Faso, do të zhvillohet më 24 mars me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse duket se kanë “ngecur në vend” për shkak…