Sot pritet të lëshohet uji në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’
14 janar 2025
| 11:55
Sot (e martë) pritet të lëshohet uji në kanalin e “Ibër-Lepencit”, pas sulmit terrorist të muajit nëntor.
Kjo është bërë me dije nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Sot edhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal. Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuuan drejtpërdrejt që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë”, ka thënë Durmishi.