
Sot pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15%, ZRRE ka mbledhje
11 prill 2025
| 08:28
Zyra e Rregullatorit të Energjisë sot do të mbajë mbledhjen në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 përqind.
Sipas njoftimit të ZRRE’së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00 dhe në rend dite janë shtatë pika.
Vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.
Ndërkaq, nesër iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë” ka paralajmëruar protestën e dytë për të kundërshtuar këtë vendim./Express/
RENDI I DITËS
Mbledhja e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së
për vitin 2025
- Miratimi i Rendit të Ditës;
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
- Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OST/OT;
- Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OSSH;
- Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per FSHU;
- Shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve;