Sot pritet të miratohet buxheti për Gjilanin

27 shkurt 2025 | 07:40

Pushteti e opozita në Gjilan janë dakorduar që ta votojnë atë. Pajtimi u bë pasi përpjekjet e kryetarit të komunës, Alban Hyseni, për miratimin e buxhetit pa mbështetjen e opozitës dështuan.

Sot pritet të marrë epilogun situata e krijuar tash e shtatë muaj me mos miratimin e buxhetit për sivjet në Komunën e Gjilani. Seanca e Kuvendit të Komunës pritet të filloi në orën 10:00.

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, ka bërë të ditur se pas takimit të fundit në Komitetin për Politikë dhe Financa, i është kërkuar të anuloj thirrjen për seancën urgjente të orës 16:00, e cila tashmë është anuluar.

“Si kryetar i komunës të thërras seancën e radhës urgjente, me fillim nga ora 10:00. Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi i projektbuxhetit për vitin 2025, të propozuar nga unë si kryetar i komunës”, ka thënë Hyseni.

I pari i Gjilanit përshëndet reflektimin e opozitës (LDK dhe PDK) si dhe arritjen e mirëkuptimit për të zgjidhur situatën e krijuar me buxhetin prej tashmë 7 muajsh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga votimet e diasporës në Hamburg shumicë të madhe të…