Sot pritet të shpërndahet legjislatura e VI-të e Kuvendit
Legjislatura e VI sot (e enjte) pritet ta mbajë seancën e fundit, pasi partitë politike parlamentare në fillim të këtij muaji janë pajtuar që më22 gusht të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit. Paraprakisht, në seancën e cila fillon në orën 10:00, deputetët pritet ta votojnë Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe më pas pikën e dytë të rendit të ditës, propozimin e grupit tëdeputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Deri më tani të gjitha partitë parlamentare janë zotuar publikisht se do të votojnë për shpërndarjen eKuvendit, madje për këtë qëllim janë dorëzuar edhe 93 nënshkrime të deputetëve.
Me gjithë zotimet e liderëve politikë, ende ka dilema se mund të mos bëhen 80 votat e nevojshme për tashpërndarë Kuvendin.