Sot pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës
06 gusht 2024
| 08:13
Ministria e Kulturës sot do të organizojë pritje shtetërore për nder të kampionëve dhe ekipit olimpik të cilët kanë përfaqësuar Kosovën me krenari në Lojërat Olimpike në Paris 2024!.
“Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që kanë sjellë në shtëpi. Sportistët tanë i kanë treguar botës fuqinë, vendosmërinë dhe talentin e Kosovës, duke na bërë të gjithëve krenarë. Bashkohuni me ne në sheshin ‘Xhorxh Bush’, t’i presim me krahë hapur, e të festojmë suksesin e tyre së bashku”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ngjarja do të mbahet në Sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë në orën 19:00.