Sot, protestë para qeverisë për masat e reja për parandalimin e Covid-19

13 nëntor 2020 | 08:28

Masat e reja anti-covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 e deri në ora 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohen nga bizneset dhe qytetarët.

Për këtë arsye, “Zëri i Popullit” ka paralajmëruar një protest në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Protesta është thirrur përmes rrjeteve sociale dhe pritet të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës, në orën 11:00.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në ora 18:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët amerikanë të sigurisë së sistemit zgjedhor nuk kanë të…