Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës
26 janar 2022
| 08:30
Sot në Prishtinë do të mbahet një protestë për të kundërshtuar aprovimin e bllok tarifës të propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), si dhe do të kërkohet nacionalizimi i KEDS-it.
Kjo protestë është thirrur nga shoqëria civile dhe do të nisë në ora 12, nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri te ndërtesa e Qeverisë.