Sot protestohet në Prishtinë për shkak të vrasjes së 21 vjeçes në Ferizaj
15 prill 2024
| 08:02
Sot në orën 17:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” do të protestohet për rastin e vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj.
Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
21-vjeçarja u vra të premten në Ferizaj. I dyshuar për rastin është ish-burri i saj, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.