Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut
20 shkurt 2024
| 08:26
Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK do të mbajë sot protestë paqësore duke filluar nga ora 10:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe para zyrave të KEK-ut.
Protesta do të mbahet kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.
Nga këta punëtorë protesta janë mbajtur edhe më parë.