
Sot realizohen 34 fluturime në aeroportin ‘Adem Jashari’
28 qershor 2020
| 15:35
Sot kanë filluar fluturimet e rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”.
Zëdhënësi i ANP “Adem Jashari” Bujar Gashi, ka treguar se sa fluturimet do të realizohen sot.
“Sot në ora 00:50 ka ardhur fluturimi i parë nga Baseli i Zvicrës, ndërsa gjatë tërë ditës kemi rreth 34 fluturime, do të thotë 17 janë në arritje dhe 17 do të shkojnë”, ka thënë ai për “Klan Kosovën”.
Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje udhëtarëve që t’i respektojnë rregullat e rekomanduara nga IKShPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë.