Sot rinisin punimet në ‘Rrugën A’

21 nëntor 2023 | 11:58

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot.

“Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë. Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot. Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punëtor i Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në…