Sot rrebeshe shiu, në fundjavë rënie e temperaturave
Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet të intensifikohen e të shtihen edhe në pjesë tjera të vendit, herë herë të shoqëruara me bubullima, njofton Prishtina Weather.
Nga pasditja në disa pjesë reshjet pushojnë, e nuk mungojnë intervale me deill. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, e maksimalet gjatë ditës në rënie, e shkojnë në 20C e 22C. Frynë erë më e fuqishme jugore e jugperëndimore 6-15m/s, me hove deri në 20m/s, në pjesë të Dukagjinit.
Rrebeshe shiu kohëpaskohe vazhdojnë në pjesë të vendit, derisa ditën e diel, me depërtimin e frontit të ftohtë, reshjet do të jenë më të shtira në territor. Temperaturat zbresin në 14C, e minimalet në 8C e 7C, duke rritur gjasat që në vise më të larta malore, të paraqiten reshje dëbore. Nga dita e hënë, shfaqet situatë relativisht më stabile, me vransira e intervale me diell, me mundësi për riga shiu rreth zonave malore. Temperaturat maksimale në rritje, deri në 17C, të martën. Erëra veriore frynë nga dita e diel, të lehta dhe mesatare, 3-9m/s.