Sot rrebeshe shiu, vetëtima dhe bubullima
20 gusht 2024
| 08:41
Mot jostabil do të mbretëroj gjatë ditës së martë në vend. Rrebeshe e bubullima paraqiten që nga orët e paraditës, e zhvillohen edhe gjatë ditës.
Temperaturat minimale zbresin në 17C e 19C, derisa gjatë ditës do të jenë më të ulëta, ndërmjet 26C e 28C. Frynë erë e lehtë nga jugu e lindja 4-7m/s.
Nga dita e mërkurë megjithë një stabilizim gradual të kushteve atmosferike, orëve të pasdites paraqiten mundësi për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave. Nuk do të mungojnë as intervalet me diell.
Temperaturat shënojnë rritje në 32C e 34C deri ditën e shtunë.