Sot Samiti i liderëve të nismës “Ballkani i hapur”

02 shtator 2022 | 08:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do ta kryesojnë Samitin si pjesë e nismës “Ballkani i hapur”.

Në samit do të marrin pjesë edhe kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së, Zoran Tegeltija, ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë dhe ai i Turqisë, Peter Sijarto dhe Mevlut Çavusoglu.

Pas hapjes së Samitit, të planifikuar në orën 10:00, do të ketë takime të drejtuesve me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për tërheqjen e investimeve në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”, më pas me përfaqësues të grupeve të krizës për furnizimin me ushqim dhe energji në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”.

Pas takimeve është paralajmëruar nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe. Do të nënshkruhet sipas njoftimeve nga Ministria e Bujqësisë – marrëveshje që do të rregullojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore.

Dy pjesët më të rëndësishme të atij dokumenti do t’i referohen garancive se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të kenë përparësi në shkëmbimin e ndërsjellë të ushqimeve bazë si dhe mekanizmat për ta parandaluar rieksportin e ushqimeve në tregjet e treta.

Pas nënshkrimit do të ketë edhe paraqitje për medie.

Samiti i fundit i liderëve të “Ballkanit të hapur” u mbajt në qershor në Ohër, kur u nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe.

Samiti u parapri nga hapja e panairit të parë ndërkombëtar të verërave “Wine Vision of the Open Balkans”, i sponsorizuar nga qeveritë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si pjesë e nismës Open Balkans.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ndriçim Kulla At Zef Valentini ishte një njeri që…