Sot seanca e jashtëzakonshme, LDK-ja nuk merr pjesë
15 dhjetor 2018
| 10:48
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk merr pjesë më seancën e sotme të Kuvendit.
“Ne vlerësojmë se ky është Teatër i Qeverisë pa legjitimitet që fatkeqësisht e ka marrë nën sjetull edhe PSD-ja. Kjo rezolutë është përpjekje e dështuar e PSD-së për ta mbuluar koalicionin e fshehtë që e ka me PAN-in. Platformë për dialog është vetëm Kushtetuta e Kosovës. Nuk mund të ketë platformë që del mbi Kushtetutën e Kosovës. Grupi jonë parlamentar nuk merr pjesë në këtë seancë”, ka thënë ai.