Sot seanca e Kuvendit për Trustin
23 qershor 2022
| 08:33
Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hedhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti.
Kjo iniciativë ka nisur nga Partia Demokratike e Kosovës, me mbështetje nga partitë e tjera opozitare.
Por Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta ruajë qëndrimin që nuk do të votojë për Projektligjin për Trustin.
Seanca e Kuvendit fillon në orën 10:00. Nëse votohet projektligji, atëherë kalon në parim për të ardhur sërish në Kuvend.
Para se të trajtohet Trusti, do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.