Sot seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
24 mars 2021
| 07:53
Sot në Hagë do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Kështu është bërë me dije përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftimin për media.
Seancae fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt.