Sot seancë, në rend dite edhe shqyrtimi për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

01 korrik 2022 | 07:59

Sot Kuvendi i Kosovës mblidhet prapë për ta vazhduar punën e mbetur nga seanca e djeshme.

Në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit; shqyrtimi i Projektligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave; shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

Opozita kishte thirrur debat parlamentar për shkak të inflacionit, i cili, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tashmë është dyshifror.

Për këtë çështje dje pati debat në mes të pozitës dhe opozitës. Kryeministrit Kurti iu kërkua që të ndërmerr masa, derisa ai tha se  “inflacioni është i importuar”, prandaj Qeveria e Kosovës s’mund të bëjë shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit perëndimorë lakuriq do të ishin “të neveritshëm”. Me këto…