Sot shënohet 22-vjetori i “Epopesë së UÇK-së”

05 mars 2020 | 07:14

Sot me aktivitete të ndryshme do të shënohet 22-vjetori i “Epopesë së UÇK-së”.

Në programin për datën 5 mars është paraparë që ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

Në orën 09:00 do të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishmëve do t’iu drejtohet kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Po ashtu do të ketë seanca solemne të Kuvendeve Komunale, ku do të mbahet edhe mbjellja e 59 fidanëve nga zyrtarët e komunave dhe nxënësit, në vendin e caktuar nga komunat përkatëse.

Në orën 12:00, në kazermën “Adem Jashari” bëhet parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, ku trupave të FSK-së do t’iu drejtohen me fjalë rasti presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues nga familja Jashari.

Më 6 mars, në orën 09:00 bëhen homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, ku do të ketë vendosje kurorash nga tre liderët shtetërorë.

Në orën 12:00 bëhen homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, ndërsa në orën 17:00 mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, historiani Agim Vinca, kryetari i Shoqatave të dala nga lufta Hysni Gucati dhe përfaqësues nga familja Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami,në përputhje…