Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Me moton: “Është koha për t’i dhënë përparësi Shëndetit Mendor në vendin e punës”, edhe Kosova bashkohet me organizatat ndërkombëtare për të theksuar lidhjen midis shëndetit mendor dhe punës.
“Mjediset e sigurta dhe të shëndetshme të punës janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit mendor, ndërsa kushtet e pashëndetshme, si diskriminimi dhe ngacmimi, paraqesin rreziqe serioze për mirëqenien e punonjësve”.
“Të gjithë punonjësit kanë të drejtë për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në punë, pasi që shëndeti mendor ndikon drejtpërdrejt në produktivitetin dhe cilësinë e punës. Bashkohuni me ne në këtë përpjekje për të mbështetur shëndetin mendor në punë dhe për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë punonjësit. Kujdesi për shëndetin mendor është një përgjegjësi e përbashkët!”, ka njoftuar MSh-ja.