Sot shënohet Dita e Filozofisë
21 nëntor 2019
| 08:51
Sot shënohet Dita Botërore e Filozofisë. Kjo ditë ishte vendosur të shënohet në vitin 2002 nga UNESCO për ta nderuar reflektimin filozofik në të gjithë botën me hapjen e hapësirave të lira dhe të qasshme.
Dita Botërore e Filozofisë shënohet edhe në Kosovë, me ç’rast Shoqata e Filozofëve të Kosovës dhe Departamenti i Filozofisë i Universitetit të Prishtinës kanë organizuar konferencën e quajtur “Filozofia dhe natyra”, në të cilën do të flasin profesorë dhe filozofë.