Sot Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës

22 prill 2025 | 08:44

Dita e Tokës është vendosur më 22 prill të vitit 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.

Më 22 prill në mbarë botën dashamirë të mjedisit organizojnë një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës etj.

Që nga viti 1990 kjo datë u miratua edhe nga grupet mjedisore në mbarë botën. Në vitin 1992 OKB-ja organizoi Samitin e Tokës në Rio de Zhaneiro (Brazil), duke i dhënë një shtysë tjetër kësaj fushate, ndërsa në vitin 2009 e shpalli zyrtarisht këtë ditë me një rezolutë të veçantë.

Me rastin e kësaj dite edhe “Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, këtë ditë e shënon me aktivitete të shumta për pastrimin e mjedisit dhe mbjelljen e drurëve.

“Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer dhe Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, organizon sot aksion pastrimi që do të zhvillohet në lagjen Veternik dhe përgjatë rrugës Shkupi në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në QKUK personi që u aksidentua më 13…