
Sot, shi dhe breshër
09 gusht 2022
| 08:22
Në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me breshër, erëra kalimthi të fuqishme dhe bubullima të zhurmshme, por reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.
Temperaturat do të shënojnë ulje sidomos në kohën e rrebesheve./Meteo/