![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/Giresse1.jpg)
Sot shkarkohet Giresse
20 qershor 2023
| 11:02
Alan Giresse pritet të shkarkohet sot nga posti i trajnerit të Përfaqësues së Kosovës.
Klani mëson se lidhur me këtë çështje kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të thërrasë mbledhje urgjente nga ora 12:00.
Shkarkimi i Giresset vjen pasi Kosova ka grumbulluar vetëm tri pikë nga katër ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian, duke i zbehur së tepërmi gjasat për kualifikim.