Sot shorti i Championsit dhe Europa League

19 mars 2021 | 09:30

Champions League dhe Europa League mësojnë sot rrugëtimin e tyre dhe priten duele  mjaft të forta, nisur edhe nga ekipet e kualifikuara. Tashmë nuk ka më asnjë kusht që ndalon të luajnë skuadrat e të njëjtit kampionat kundër njëri-tjetrit dhe rrezikohen duele mjaft të forta.

Veç çifteve çerekfinale që vendosen me short të lirë, sot përcaktohen edhe gjysmëfinalet. Përcaktimi i çifteve çerekfinaliste shoqërohet me emërtimet nga 1 në 4, duke u vendosur kështu edhe rrugëtimi (çifti 1 me çiftin 4, çifti 2 me çiftin 3) që skuadrat do të kenë në turin tjetër të Champions League, pra në fazën gjysmëfinale.

Shorti i Champions League në Nion të Zvicrës hidhet prej orës 12:00, kurse ai i Europa League prej orës 13:00.

EKIPET E KUALIFIKUARA NË CHAMPIONS – Bayern (GER),  Chelsea (ENG), Dortmund (GER), Liverpool (ENG), Manchester City (ENG), Paris (FRA), Porto (POR), Real Madrid (ESP)

EKIPET E KUALIFIKUARA NË EUROPA LEAGUE – Ajax (NED), Arsenal (ENG), Dinamo Zagreb (CRO), Granada (ESP), Manchester United (ENG), Roma (ITA), Slavia Praha (CZE), Villarreal (ESP)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Brendshme është obliguar për përgatitjen e një plani…