Sot shorti i Kupës së Shqipërisë

30 mars 2023 | 10:47

Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë sot shortin për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërsië për sezonin 2022/2023.

Ky short do të hedhet në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp.

Katër klubet e kualifikuara në këtë fazë janë Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Teuta.

Shorti do të përcaktojë dy çiftet të cilat do të ndeshen me njëra tjetrën në datat 26 prill dhe 11 maj, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 1 qershor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u ka uruar të gjithë…