Sot shorti i Ligës së Kampionëve

14 dhjetor 2020 | 10:13

Champions League mëson sot çiftet e 1/16-ve, pasi në orën 12:00 do të hidhet shorti. Që prej gati një jave janë përcaktuar edhe vazot e skuadrave, që janë si më poshtë, ndërkohë që shortin mund ta ndiqni “live” në faqen zyrtare të UEFA-s, konkretisht në këtë LINK.

VAZO 1: Bayern (GER, Grupi A), Real Madrid (ESP, Grupi B), Manchester City (ENG, C), Liverpool (ENG, D), Chelsea (ENG, E), Borussia Dortmund (GER, F), Juventus (ITA, G), Paris SG (FRA, H)

VAZO 2: Atletico Madrid (ESP, A), Borussia Monchengladbach (GER, B), Porto (POR, C), Atalanta (ITA, D), Sevilla (ESP, E), Lazio (ITA, F), Barcelona (ESP, G), Leipzig (GER, H)

 

Para hedhjes së shortit rregullat janë të qarta dhe është e përcaktuar që skuadrat e vazos së parë t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë, kurse të kthimit në shtëpi. Ndërkohë, dy ekipe të të njëjtit grup dhe të të njëjtit shtet nuk lejohet të përballen në 1/16-at.

Raundi i 1/16-ve është përcaktuar të luhet në datat 16-17 shkurt dhe 23-24 shkurt (ndeshjet e vajtjes) , kurse më 9-10 mars dhe 16-17 mars (ndeshjet e kthimit). Të gjitha sfidat nisin në orën 21:00. Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet hidhet më 19 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MILAZIM KRASNIQI UDHËTIMI I VJOLLCA BERISHËS* Nuk e di ku…