Sot shorti për edicionin e ri garues
16 gusht 2024
| 12:18
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që shorti për edicionin 2024/2025 të tërhiqet të premten (nesër). Shorti do të tërhiqet nga ora 14:00 në lokalet e Federatës së
Hendbollit të Kosovës, ndërsa do të transmetohet në kanalin zyrtar të FHK-së në “Youtube”. Shorti do të tërhiqet për Superligën e meshkujve dhe atë të femrave.
Edicioni i ardhshëm garues në të dy gjinitë fillon më 14 shtator.