
Sot shorti për gjysmëfinalen e Kupës
09 mars 2018
| 10:49
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se sot (e premte) nga ora 13:00 në selinë e saj do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në Futboll.
Pjesëmarrëse në këtë rreth të garave janë Drenica, Prishtina, Vushtrria dhe Vëllaznimi. FFK-ja fton përfaqësuesit e klubeve dhe të medieve që të marrin pjesë në tërheqjen e shortit.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)