
Sot shorti për gjysmëfinalet e Kupës
13 shkurt 2019
| 10:58
Sot (e mërkurë) nga ora 12:00 në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës do të bëhet tërheqja e shortit për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.
Pjesëmarrjen në gjysmëfinale e kanë siguruar Ballkani, Feronikeli, Trepça ’89 dhe Vëllaznimi. Skuadra fituese e Kupës siguron pjesëmarrjen në garën e Ligës së Evropës në edicionin 2019/2020.
/Epoka e re/