![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/kupa.jpg)
Sot shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës
15 mars 2024
| 11:40
Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet sot në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka.
Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.
Kujtojmë se fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në fazën kualifikuese të Ligës së Evropës.