Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për sot në orën 11:00 ka paralajmëruar shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare 2021 të cilat janë mbajtur më 14 shkurt.
KQZ tashmë ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, dhe po ashtu ka përmbyllur edhe procesin e numërimit të votave nga diaspora.
Në bazë të këtyre të dhënave (rezultateve preliminare, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta) shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:
LV – 58 deputetë
PDK – 19 deputetë
LDK – 15 deputetë
AAK – 8 deputetë
Lista Serbe – 10 deputetë
KDTP – 2 deputetë
RI – 2 deputetë
IRDK – 1 deputet
Vakat – 1 deputet
PDAK – 1
UZ-AH – 1
NDS – 1
JGP- 1
NISMA, sipas rezultateve nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.