Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Lulzim Fejzullahut
31 korrik 2024
| 08:21
Gjykata Themelore në Prishtinë sot do ta shpallë aktgjykimin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.
Fejzullahu u godit me veturë mbrëmjen e 14 janarit të këtij viti, për tu rrahur më pas brutalisht me shufra metalike nga dy të dyshuar.
Si pasojë e plagëve të marra, Lulzimi ndërroi jetë në QKUK më 20 janar.
Në shkallë të parë, më 23 maj Gjykata dënoi dy të dyshuarit, të mitur, më 19 vjet burg: njërin dhjetë e tjetrin nëntë.