Sot Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për Eurobondin
Pas një jave intensive takimesh me investitorët në disa prej qendrave kryesore financiare europiane, sot pritet finalizimi i një procesi të rëndësishëm për ekonominë dhe financat shqiptare, dhe kredibilitetin e vendit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.
Shqipëria synon të marrë hua deri në 500 milionë euro, përmes emetimit të Eurobondit, me afat maturimi 5-7 vjet.
Një afat 7 vjeçar maturimi, për herë të parë për Shqipërinë, do të ishte një arritje e rëndësishme që reflekton drejtpërsëdrejti rritje të besimit tëinvestitorëve të huaj në ekonominë dhe financat e vendit.
Kështu, në diferencë nga viti 2015, Eurobondi i ri pritet të rezultojë me interesa më të ulëta.
Huaja e marrë përmes Eurobondit do të përdoret për të plotësuar nevojat e buxhetit për financim, por edhe për të shlyer para kohe 200 milionë euro borxhe të marra përmes Eurobondit të emetuar në 2015, që në kushtet e marrjes me interesa më të ulëta, do të rezultojë në uljen e kostove të borxhit nëbuxhetin e shtetit dhe qytetarëve.