Sot Shqipëria e Kosova mësojnë rivalët për eliminatoret e Botërorit

07 dhjetor 2020 | 12:02

Sot në orën 18:00 në Cyrih të Zvicrës hidhet shorti i eliminatoreve të Botërorit Qatar 2022 për zonën evropiane, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe Kosova. Shorti do të hidhet sipas gjashtë vazove. Pesë vazo janë me nga 10 ekipe, ndërsa e fundit me 5.

Vazot renditen sipas formës së treguar nga skuadrat në eliminatoret e mëparshme. Pra në vazot e para vendosen skuadrat e mëdha dhe forca vjen e ulet grup pas grupi.

Kuqezinjtë janë më të favorizuar, duke u nisur nga fakti që ndodhen ne vazon e katërt dhe shorti do i vërë përballë tre ekipe në letër më të forta se kuqezinjtë.

Ndërkohë, Kosova ndodhet në vazon e pestë dhe do të ketë në short katër ekipe teorikisht më të forta se vetja. Duke qenë se ndodhen në vazo të ndryshme nuk përjashtohet mundësia që dy ekipet shqiptare të bien në të njëjtin grup.

Shorti edhe këtë herë do të ketë përballje të ndaluara. Për të shmangur trazira prej tensioneve mes vendeve do të jetë e pamundur të shohim një përballje  të Kosovës ndaj Serbisë, Rusisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Rusët nuk mund të luajnë as ndaj Ukrainës për shkak të tensioneve për territor në kufirin mes vendeve. Këtë sezon janë shtuar edhe dy beteja të tjera, që nuk do lejohen të ndodhin.

Armenia dhe Azerbajxhani janë në luftë me njëri-tjetrin dhe është e pamundur të jenë në një grup dhe Spanja e Gjilbratari gjithashtu nuk do të lejohen nga shorti të përballen së bashku.

Fushata eliminatore do të nisë më 25 mars të vitit t të ardhshëm dhe do të mbyllet më 26 tetor, duke e ngjeshur jo pak kalendarin, teksa përpara kemi edhe Kampionatin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka…