Sot shqyrtohet hapja e kufirit Kosovë-Maqedoni, pa kushte

10 shtator 2020 | 13:42

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta takojë në Shkup ministrin Venko Filipçe për të shqyrtuar hapjen e kufijve në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pa kushte.

“Do ta takoj homologun tim, sigurisht aktualiteti është pandemia dhe menaxhimi i saj. Sigurisht gjitha temat që lidhen me aspektin e shëndetësisë do t’i bisedojmë. Relativisht kemi edhe kontakte tjera, do të vazhdojmë bashkëpunimin”.

“Ne do të jemi në vlerësim të situatës së re epidemiologjike dhe në bazë të analizave dhe statistikave të profesionistëve shëndetësor do të veprojmë edhe neve si vendimmarrës. Në Kosovë rezultatet janë shumë të mira, kemi rënie të numrit të infeksionit”, ka thënë Zemaj, para takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, para se të arrijë në…