Sot shqyrtohet Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
02 shkurt 2022
| 07:51
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban sot mbledhje, ndërsa do të shqyrtohet në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Mbledhja e Komisionit mbahet në orën 10:00.
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës;
Shqyrtimi në Parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;
Shqyrtimi në Parim i Projektligjit nr. 08/L-108 për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave;
Shpallja e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
Të ndryshme.