Sot shqyrtohet raporti për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike
26 mars 2024
| 08:03
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet sot ta shqyrtojë raportin e auditimit të performancës ‘Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike’.
Të ftuar në komision janë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri. Mbledhja pritet të fillojë nga ora 11:00.