Sot shqyrtohet ratifikimi i marrëveshjes ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë
02 prill 2024
| 08:30
Qeveria e Kosovës të martën do të mbajë mbledhje. Në rend dite janë një sërë pikash për shqyrtim e miratim.
Mbledhja do të mbahet nga ora 14:30.
Në mesin e tyre është edhe shqyrtimi i ratifikimit të marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ekzekutivi do të shqyrtojë Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komunitetit pakicë në katër komunat veriore, e disa pika të tjera.