Sot Suedia voton!
Vota për Socialdemokrat është votë për Anna Lindh e cila u vra më 11 shtator 2003 nga krimineli serb Mihajlo Mihajloviq
Shkruan: Astrit Gashi, Suedi
Fushatë agresive kundër të huajve nga partitë e ekstremit të djathtë. Ato huajt i paraqiten kriminel, jo të integruar, barrë për Suedinë e çka nuk u tha për të huajt.
Por ju të “huajt” e keni armën në dorë që sot t’i ndeshkoni racizmin dhe ofendimet që ju bënë këtë vit zgjedhor. Votimi i parakohshëm ka nisur që nga 24 gushti. Për 19 ditë. Pothuajse kudo sot nga ora tetë e mëngjesit deri në orën tetë të mbrëmjes mund të votoni..
Presidenti amerikan Theodor Roosvelt e ka shpjeguar shumë mirë rëndësinë e votës “Vota është si pushka, dobia e saj varet nga karakteri i përdoruesit”.
Nëse tashmë keni votuar dhe ndryshoni papritur mendje, kjo është gjithashtu mirë. Është vota e hedhur në ditën e zgjedhjeve ajo që ka rëndësi. Vota e hedhur më parë hidhet në zjarr. Sot t’i voto për partinë që ta do zemra.
Kandidatët me rrenjë nga Kosova Arberi, Adnani, Aida do të festojnë. Ju që jetoni jashtë regjionit të Halandit nuk mund t’i votoni! Por secila votë për Socialdemokratët është votë për kandidatët shqiptarë. Nëse shkojnë Socialdemokratët 32% në nivel vendi do të thotë fitore e sigurt për shqiptarët.
Votoni kandidatë për asamble komunale dhjetëra shqiptarë në Malmö, Drita Kolgjini, Jeton Abazi, në Hasslehölm Arberesha Sabani mund të fitoj më pak vota vend në parlament.
Asnje votë për racizmin dhe ata që bashkpunojnë me raciste. Sot ti ke në dorë armën më të mirë, vetëm me votë mposhtet racizmi…. Heja Sverige